Zyrtarit të regjimit të Asadit i ndalohet hyrja në Parlamentin Evropian

Kryetari i Parlamentit Evropian (PE), Antonio Tajani, ka ndaluar hyrjen në parlament për zv/ministrin e Punëve të Jashtme të Sirisë, Ejman Sosan, raporton Anadolu Agency (AA).

Në shenjë reagimi ndaj vrasjes së dhjetëra civilëve nga regjimi i Asadit duke përdorur armë kimike, kryetari i PE-së Tajani ka anuluar konferencën për Sirinë pro-regjimit që kërkohej të mbahej në parlament më 10 prill.

Zëdhënësi i PE-së, Jaume Duch, ka njoftuar se hyrja në parlament e zv/ministrit të Jashtëm Sosan për të cilin ishte njoftuar se do të merrte pjesë në konferencë si folës, është ndaluar nga Tajani, ndërsa si arsyetim ka qenë “sulmi i fundit kimik dhe zhvillimet që pasuan”.

Ndryshe, konferenca në fjalë nuk ka lidhje zyrtare me kryesinë e PE-së, por ishte kërkuar të organizohet nga Grupi për Mbështetjen e Paqes në Siri që përbëhet nga anëtarë të PE-së.