Zyrtari turk kërkon luftë të përbashkët kundër persekutimit izraelit

Zëdhënësi i presidencës turke, İbrahim Kalın, ka bërë thirrje për një luftë të përbashkët kundër sulmeve izraelite ndaj palestinezëve në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Të gjithë muslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë me ndjesi dhe ndërgjegje të përbashkët duhet të luftojnë së bashku për të ndaluar pushtimin dhe persekutimin e Izraelit, si dhe shkeljet e hebrenjve fanatikë”, shkroi Kalın në rrjetet sociale.

Duke shpërndarë një deklaratë të përbashkët nga patriarkët dhe krerët e kishave në Kuds, Kalın tha se kishat në qytetin e shenjtë së bashku kërkuar që Izraelit t’i japë fund dhunës dhe veprimeve provokuese.

Në deklaratën e përbashkët kërkohet nga komuniteti ndërkombëtar të ndërhyjë dhe t’i japë fund tensionit në qytetin e shenjtë.

Që nga java e kaluar, tensionet kanë qenë të lartë në lagjen Sheikh Jarrah të Kudsit Lindor kur kolonët izraelitë u futën në zonë pasi një gjykatë izraelite urdhëroi dëbimin e familjeve palestineze.

Palestinezët që protestojnë në solidaritet me banorët e lagjes Sheikh Jarrah janë vënë në shënjestër të forcave izraelite.

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar se të paktën 26 palestinezë janë martirizuar dhe shumë të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967 dhe aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, një veprim që kurrë nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar./aa