Pretendimi është pjesë e një dokumentari të publikuar të enjten nga kanali televiziv danez TV2
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thënë se është i shqetësuar për standardet e bio-sigurisë në laboratorin kinez afër tregut të Wuhanit, prej ku janë detektuar rastet e para të infektimit të njerëzve me koronavirus.
Një ekip i OBSH-së kishte udhëtuar në Kinë fillimin e vitit për ta hulumtuar origjinën e pandemisë COVID-19.
Laboratori në Wuhan po punonte me koronavirus “pa e pasur nivelin e duhur të ekspertizës apo të sigurisë”, ka thënë zyrtari i OBSH-së, Peter Embarek, gjatë një videokonference me kolegët në janar. Por, muaj më vonë, kur OBSH-ja e publikoi raportin nga misioni në Wuhan, konstatoi se rrjedhja e virusit nga laboratori ishte “e pamundur” ta ketë shkaktuar bartjen e virusit te njerëzit.
Shkaku i kësaj, OBSH-ja ishte përballur me kritika për kredibilitetin e raportit. /albinfo