Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Zyrtari i lartë i qeverisë iz’raelite: Irani tentoi të vriste Ne’tanyahun

Zyrtari i lartë i qeverisë iz’raelite: Irani tentoi të vriste Ne’tanyahun

Një zyrtar i lartë i qeverisë izraelite tha se Irani u përpoq të vriste kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, transmeton Anadolu.

Kanali 12 izraelit publikoi një lajm duke cituar një zyrtar të lartë të qeverisë izraelite të ketë thënë se “Irani u përpoq të vriste Netanyahun”.

Ndërkaq, gazeta Yediot Ahronot raportoi se shtëpia e Netanyahut është dëmtuar dhe se agjencia e inteligjencës së brendshme izraelite Shin Bet është në gatishmëri rreth të gjithë zyrtarëve qeveritarë.

Ndryshe, një dron i nisur nga Libani goditi zonën ku ndodhet rezidenca e kryeministrit Benjamin Netanyahu në qytetin e Cezaresë në veri të Izraelit.

Exit mobile version