Zyrtari amerikan thotë se Hamasi “zgjodhi luftën”, por kronologjia tregon ndryshe

Brian Hughes

SHBA-ja ka fajësuar Hamasin për sulmet e papritura të Izraelit mbi Gazën, të cilat kanë vrarë më shumë se 300 persona, raporton Aljazeera.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Brian Hughes, i tha The Times of Israel se “Hamas mund të kishte liruar pengjet për të zgjatur armëpushimin, por në vend të kësaj zgjodhi refuzimin dhe luftën”.

Megjithatë, Hamasi ka respektuar të gjitha kushtet e fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit, e cila u nënshkrua me Izraelin më 17 janar, me Egjiptin dhe Katarin si ndërmjetës dhe SHBA-në si garantuese.

Në fakt, ka qenë Izraeli, me mbështetjen e administratës Trump, që ka refuzuar të kalojë në fazën e dytë të marrëveshjes.

Kur SHBA-ja propozoi, përmes të dërguarit për pengjet, Adam Boehler, që Hamasi të lironte një të burgosur izraelito-amerikan dhe trupat e katër të tjerëve, Hamasi ra dakord me kusht që të zbatohej faza e dytë e armëpushimit. Izraeli e refuzoi propozimin.

Më pas, i dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, paraqiti një iniciativë ku Hamasi do të lironte gjysmën e pengjeve të gjalla dhe trupat e gjysmës së atyre që kishin vdekur në këmbim të 50 ditëve të zgjatjes së armëpushimit. SHBA-ja refuzoi të përfshinte kalimin në fazën e dytë të armëpushimit në atë propozim. /mesazhi