Ballina Lajmet Kosovë ​Zyrtari amerikan sot në Kosovë, do të pritet në takim nga Osmani

​Zyrtari amerikan sot në Kosovë, do të pritet në takim nga Osmani

​Zyrtari amerikan sot në Kosovë, do të pritet në takim nga Osmani
Presidentja, Vjosa Osmani sot do ta pres në takim zëvendës-sekretarin e Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard Verma.

Sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e presidentes thuhet se takimi pritet të nis në ora 09:45.

“Në orën 09:45, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Zëvendës Sekretarin e Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma”, thuhet në komunikatë.

Richard R. Verma, ka nisur një vizitë zyrtare në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi nga data 7 deri më 11 janar.

Verma ka thënë se gjatë kësaj vizite do të riafirmojë angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta çuar më tej bashkëpunimin ekonomik, qeverisjen demokratike dhe sundimin e ligjit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Mezi pres të udhëtoj në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi këtë javë për të riafirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të çuar më tej bashkëpunimin ekonomik, qeverisjen demokratike dhe sundimin e ligjit në vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Verma në X.

Exit mobile version