Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi sot se zyrtarët ushtarakë rusë dhe turq u takuan në Moskë për të diskutuar daljen e sigurt të anijeve tregtare turke dhe eksportin e grurit nga portet ukrainase, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate të ministrisë, palët diskutuan gjithashtu për qasjet për të siguruar lundrim të sigurt në Detin e Zi.
“Më 21 qershor në Moskë u zhvilluan negociatat ndërmjet delegacioneve të Ministrisë së Mbrojtjes së Federatës Ruse dhe Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë. Palët diskutuan çështjet e daljes së sigurt të anijeve tregtare turke dhe eksportit të grurit nga portet e Ukrainës, si dhe qasjet për të garantuar lundrim të sigurt në Detin e Zi”, tha ministria.
Sipas ministrisë, delegacionet e Rusisë dhe Turqisë theksuan rëndësinë e bashkëpunimit në një format dypalësh, i cili mundësoi daljen nga porti i Mariupolit, duke përfshirë edhe anijen turke të mallrave Azov Concord.
Në deklaratë thuhet se palët arritën një marrëveshje për të vazhduar konsultimet. /aa