Zyrtarët e Speciales shkojnë në zyrat e OVL-UÇK-së, pritet t’i marrin dosjet e dyshimta

Në zyrat e OVL-UÇK-së kanë arritur zyrtarë të Dhomave të Specializuara të cilët kanë ardhur për të marrë dosjet e pranuara dje nga kjo organizatë.

Dy zyrtarët e Dhomave të Specializuara tashme janë në takim me kryetarin e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj.

Mediat nuk po lejohen të hyjnë brenda.

Ndërkohë, më herët nënkryetari i OVL-UÇK-së Nasim Haradinaj në një konference për media tha se  nuk do t’i dorëzojnë  ato pa pranin e gjykatave vendore ose Policisë së Kosovës.

“Sipas thirrjes që i kanë bërë mbrëmë sekretarit tonë, që i kanë kërkuar dosjet. Njerëzit e autorizuar të Tribunalit të Dhomave të Specializuara. Ne kemi marr vendim sepse në fund të fundit këtë gjykatë ne nuk e njohim. Është vërtetuar që kjo gjykatë është e krimbur në aparatin e Milloshoviqit. Ne nuk do të japim dosjet pa pranin e gjykatave tona ose të paketën policës”, ka thënë Haradinaj.