Zyrtarët e Katalonjas: Policia ka plagosur 337 qytetarë (video)

Zëdhënësi i qeverisë së Katalonjas, Hordi Turuli, ka deklaruar se janë lënduar 337 persona në operacionin e sotëm policor, që synonte ndalimin e referendumit për pavarësinë nga Spanja.

Oficerët e policisë po pengojnë njerëzit të votojnë në referendumin të cilin Madridi zyrtar e konsideron antikushtetues, si dhe po i konfiskojnë fletëvotimet dhe kutitë e votimit në qendrat e votimit.

Në kryeqytetin rajonal të Barcelonës, policia ka përdorur shufra dhe plumba gome gjatë protestave pro-referendumit.

Ministria e brendshme spanjolle tha se 11 policë u plagosën kurse zv/kryeministri spanjoll Soraya Saenz de Santamaria tha në konferencë për shtyp se policia “veproi në mënyrë profesionale dhe adekuate”.

Presidenti i rajonit, Carles Puigdemont, dënoi veprimet nga policia kombëtare dhe garda civile, e cila është dërguar në Katalonja për të parandaluar votimin.

“Përdorimi i pabazuar i dhunës së shtetit spanjoll nuk do të ndalojë vullnetin e popullit”, u tha ai gazetarëve.

Ministri i Brendshëm spanjoll Juan Ignacio Zoido fajësoi atë për “ngjarje të pakuptimta” gjatë ditës, kurse nga garda civile thanë se “i rezistuan ngacmimit dhe provokimit” dhe se ata bënë detyrën e tyre për të mbrojtur ligjin./Mesazhi/

https://www.youtube.com/watch?v=lkgPnH9BuHA

 

https://www.youtube.com/watch?v=lsyKlAqg41U