Siç duket Neymar Jr nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona.
Ylli brazilian është duke u kërkuar me ngulmë nga Paris Saint Germain të cilët kanë ofruar plotë 222 milionë funta për të.
Edhe pse nëpër mediat po spekulohet se Neymar ka arritur marrëveshje me PSG-n, kjo gjë është hedhur poshtë pas një postimi të mbrojtësit Gerrard Pique.
“Ai qëndron”, ka shkruar Pique që ka postuar një foto me yllin nga Brazili.