Ministri i Policisë së Malit të Zi, Danilo Sharanoviq, iu drejtua gazetarëve në Cetinje, ku më herët gjatë ditës së djeshme u krye një krim i tmerrshëm. I dyshuari për krimin në Cetinje, Aco Martinoviq, ka ndërruar jetë pasi ka kryer vetëvrasje.
Sharanoviq në fillim të fjalës së tij tha se i dyshuari për masakrën në Cetinje ishte i rrethuar dhe se ai ishte gjetur.
“Ky person është izoluar nga punonjësit e policisë dhe kur ka parë që ishte në një situatë të pashpresë ka tentuar të vetëvritet. Ai nuk ka ndërruar jetë në vend, por i është nënshtruar plagëve të marra dhe se ishte rrugës për në spital”, tha ministri Sharanoviq.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Drejtorisë së Policisë, Laraz Shqepanoviq, ka thënë se Martinoviq ka qëlluar veten në kokë.
Šcepanović njoftoi se të paktën 12 persona janë vrarë sot në Cetinje.
Ai tha se këto informacione duhet të merren me rezervë derisa të bëhet autopsia dhe të merret informacion zyrtar.
Kujtojmë se të mërkurën në një krim masiv në Cetinje u vranë të paktën 10 persona, mes të cilëve dy fëmijë, ndërsa mjekët e Qendrës Klinike në Podgoricë po luftojnë për jetën e katër cetinjasëve.
Martinoviqi e filloi krimin në tavernën “Velestovo”, afër Qendrës Sportive në hyrje të Cetinjes, ku vrau katër persona, dhe më pas në tre lokacione të tjera në qytet, vrau të paktën shtatë persona të tjerë, në mesin e tyre tre gra. dhe dy djem, dy vëllezër nga 10 dhe 13 vjeç, raportojnë mediat malazeze.