Zyrtare: Ushqimi i përpunuar sjell kancer

Edhe më përpara është thënë se ushqimet e përpunuara shtojnë shanset që të prekemi nga kanceri.

Por një studim i fundit nga shkencëtarët francezë thotë se ka një lidhje mes ushqimeve shumë të përpunuara dhe kancerit, raporton BBC.

Mes këtyre ushqimeve, shkencëtarët fusin ëmbëlsirat, pulën e skuqur dhe bukën e prodhuar në masë.

Në studim kanë marrë pjesë mbi 105 mijë persona dhe është zbuluar se sa më shumë ushqime të tilla të konsumosh, aq më shumë shtohen shanset që të prekesh nga kanceri.

Edhe pse ekspertët thonë se studimi duhet marrë me kujdes, sërish sugjerojnë se një dietë e shëndetshme është më e mira.

Deri më tani mendohet se mbipesha është shkaku më i madh për këtë sëmundje të rëndë, pas tymosjes së duhanit.

Ja disa prej ushqimeve të përpunuara thellësisht

-Buka dhe paninet e paketuara, të prodhuara në masë

-Embëlsirat e paketuara

-Patatinat

-Çokollatat dhe karamelet

-Pijet e gazuara dhe pijet e ëmbëlsuara

-Mishi i skuqur i derrit, pulës dhe peshqit

-Supat e gatshme

-Ushqimet e gatshme dhe ushqimet e ngrira

-Ushqimet e përbëra kryesisht ose tërësisht nga sheqeri, vajrat dhe yndyrnat