Ballina Sport Futboll Zyrtare: Ukrainë – Kosovë, luhet në një vend të pabesueshëm

Zyrtare: Ukrainë – Kosovë, luhet në një vend të pabesueshëm

Është zyrtare. Ukrainë – Kosovë do të luhet në qytetin Krakov të Polonisë. Kështu ka vendosur Federata e Futbollit e Ukrainës, e cila ka marrë edhe lejen e FIFA-s.

“Federata e Futbollit e Ukrainës ka marrë lejen nga FIFA për ta zhvilluar ndeshjen me Kosovën në vend neutral. Bazuar në vendimin e Federatës tonë, Ukraina do të presë Kosovën në Krakowin e Polonisë”, shkruan në njoftimin e Federatës së Futbollit të Ukrainës, raporton GazetaOlle.com.

Ky vendim nuk është aspak i mirë për Përfaqësuesen tonë, kur dihet se në Poloni ka shumë grupe tifozësh, që shumë herë kanë dalë kundër Kosovës dhe pro tifozëve serbë. Takimi luhet më 9 tetor.

Exit mobile version