ZYRTARE: Tuchel emërohet trajneri i ri i Chelsea

Thomas Tuchel është emëruar si trajneri i ri i Chelsea. Ai vjen në Stamford Bridge pas një periudhe dy vjet e gjysmë me kampionët francezë Paris Saint-Germain.

Chelsea përmes llogarisë së tyre zyrtare të twitteri, njoftuan se ai do të jetë gjermani i parë që do të menaxhojë Chelsea, shkruan lajmi.net.Ai kaloi shtatë sezone si trajner në Bundesliga, së pari me Mainz, ku i udhëhoqi ata në Europa League, dhe pastaj pati një periudhë të suksesshme me Borussia Dortmund ku fitoi Kupën e Gjermanisë.

Në Chelsea, ai do të ribashkohet me Christian Pulisic dhe Thiago Silva të cilët ai ishte trajner gjatë periudhave të tij përkatësisht në Dortmund dhe Paris./