Zyrtare: Trump merr pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, më pas takon Hotin e Vuçiqin

Presidenti amerikan, Donald Trump, edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e takimit të sotëm mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, ku edhe do të marrë pjesë në nënshkrimin e një marrëveshjeje që është planifikuar të finalizohet sot.

Në agjendën zyrtare të Shtëpisë së Bardhë të publikuar sot, shihet se ai në orën 11:00 me kohën lokale të Uashingtonit do të përshëndet kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë, shkruan lajmi.net.

Në orën 11:05 mbikëqyr ceremoninë  e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë të arritur dje.

Ndërkaq në orën 11:15 Trump do t’i takojë  kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq në një takim trilateral.