Ballina Sport Futboll Zyrtare: Totti, drejtor i Romës – dua të bëj atë që bëra...

Zyrtare: Totti, drejtor i Romës – dua të bëj atë që bëra si futbollist

Francesco Totti ka konfirmuar se do të jetë drejtori i Romës, pasi pjesa e tij si futbollist ka përfunduar.

Legjenda e Giallorossëve luajti ndeshjen e tij të fundit për klubin italian më 28 maj, paraqitja e tij e 786 për klubin që ai iu bashkua si një djalë i ri në vitin 1989.

“Dua të filloj me fundin e karrierës sime”, ka filluar Totti intervistën e tij me Roma TV.

“28 Maji ishte një ditë historike, një gjë që më preku aq shumë. Është një ditë që gjithmonë do të qëndrojë me mua”, përcjell Telegrafi.

“Është e vështirë të shpjegosh ndjenjat dhe emocionet që ndieja në atë ditë”.

Totti gjatë intervistës së tij në Roma TV

“Pjesa ime si një futbollist ka mbaruar, tani filloj një rol tjetër të rëndësishëm si drejtor, duke shpresuar të bëj atë që bëra si futbollist në fushën e gjelbër”.

“Futbolli ishte gjithçka për mua, ishte pasioni im, diçka që prekte çdo gjë të rëndësishme në trupin tim”.

“Futbolli mbuloi 25 vjet histori me Romën, terreni më dha aq shumë dhe unë u përpoqa të jap aq sa mundesha për njerëzit që më treguan aq shumë dashuri”.

“Unë jam duke filluar që nga fillimi, është një fazë e re dhe një aventurë e re po fillon. Kam marrë këtë kohë për të reflektuar dhe do të integrohen në këtë klub hap pas hapi pasi e kuptoj rolin që më përshtatet më së miri”.

“Dua të jem gjithçka apo asgjë, dua të jem i rëndësishëm për Romën dhe të kuptoj se çfarë mund të bëj”, përfundoi ylli dhe legjenda e Italisë dhe Romës.

Exit mobile version