Ata janë tifozët më të zjarrtë të Kombëtares, dhe nuk e kanë lënë asnjëherë vetëm pavarësisht momenteve të vështira që ka kaluar.
Bëhet fjalë për grupin e njohur “Tifozat Kuq e Zi”, që ditën e sotme ka marrë një vendim ekstrem për të ardhmen.
Duke parë se çfarë ka ndodhur në ndeshjen ndaj Izraelit, grupimi i tifozëve të Kombëtares ka marrë vendimin për të bojkotuar Kombëtaren.
Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në “Facebook” tregojnë arsyet e këtij vendimi.