Serbët në qeverinë e ardhshme të Kosovës do të kenë tre ministri.
Komuniteti serb do t’i takojë Ministria e Bujqësisë, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe ajo e Kthimitm, kjo është konfirmuar për B92, transmeton lajmi.net.
Ministër i Kthimit pritet të jetë Dalibor Jevtiq, Ivan Todosijeviq pritet të udhëheqë Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, derisa emër i ri në Qeverinë e Kosovës do të jetë Nenad Rikalo, përfaqësues i deritanishëm i Listës Serbe në KQZ, i cili pritet të udhëheqë Ministrinë e Bujqësisë.
Më herët është raportuar se njëri prej tyre do të jetë edhe zëvendëskryeministër.