Zyrtare: Qeveria e Britanisë jep dritën e gjelbër, Premierliga mund të rifillojë më 17 qershor

Qeveria e Britanisë së Madhe ka dhënë dritën e gjelbër për rifillimin e sezonit.

Futbolli dhe të gjitha sportet kanë marrë dritën e gjelbër që të rikthehen në aktivitet, gjithmonë duke pasur parasysh se një gjë e tillë bëhet me dyert e mbyllura.

Sot, qeveria britanike ka njoftuar për ndryshim masash në raport me sportin, duke bërë të mundur që Premierliga të rifillojë nga 17 qershori, për 92 ndeshjet e mbetura.

“Pritja mbaroi. Sporti britanik do të kthehet, në siguri, dhe me kujdes të madh”, ka thënë Dowden, transmeton lajmi.net.

Futbolli në Premierligë është i suspenduar qysh nga 13 marsi.