Zyrtare: Premierliga tregon datën kur hapet merkato

Pauza që i ka shkaktuar futbollit koronavirusi ka bërë që gjërat të mos shkojnë sic ishin planifikuar.

Kështu do të ketë data të reja edhe për merkaton e këtij sezoni, shkruan Indeksonline.

Premierliga ka njoftuar se afati kalimtar i verës do të hapet me 27 korrik dhe do të mbyllet me 5 tetor.

Kështu skuadrat angleze do të kenë në dispozicion 10 javë për të përmbyllur shit-blerjet e lojtarëve.