Ramiz Lladrovci i PDK-së dhe Isa Xhemajlaj i Nismës për Kosovën do të jenë përballë aedhe njëherë në balotazhin për kryetar të Drenasit.
PDK-ja ka ndërruar traditën e fitoreve në këtë qytet të Drenicës, kur arrinte të fitonte që në raundin e parë të zgjedhjeve.
Për herë të parë Drenasi do të shkojë në raundin e dytë të votimeve.Në zgjedhjet e së dielës së 4 dhjetorit, në 97.22 për qind të votave të numëruara, Ramiz Lladrovci ka marrë 45.54 për qind të votave, ndërsa Isa Xhemajlaj i Nismës për Kosovën ka marrë 26.56 për qind të votave.
I treti ka dal kandidati i pavarur, deri dje pjesë e PDK-së, Xhavit Drenori që në këto zgjedhje i vetëm ka marrë 12.32 për qind të votave.AKR-ja ka shënuar rritje të konsiderueshme në krahasim mezgjedhjet e kaluara lokale. Elmi Thaçi ka trefishuar votat e partisë së Behgjet Pacollit në Drenas, duke marrë këtë herë 7.54 për qind të votave.
ALDK-ja ka shënuar rënie të lehtë, ndërsa në këto zgjedhje kandidati i saj, Bedri Nika ka marrë 5.26 për qind të votave.Vehbi Berisha i partisë “Fjala” ka marrë 2.62 për qind.Naim Bazaj e Rrahim Elshani kanë nën 1 përqind.…….
Numërohen 80% e votave në Drenas, ky është rezultati aktual (Foto)Deri më tani janë numëruar gjithsej 80 për qind e votave nw 57 nga 72 vendvotime nw Drenas.Ato e mbajnë Ramiz Lladrovcin e PDK-së fitues, por Drenasi do të shkojë në balotazh.Lladrovci ka 46,31 për qind të votave.Pas tij mbetet Isa Xhemajlaj i Nismës për Kosovën, me 27,46 %.Kandidati i pavarur, Xhavit Drenori ka mbledhur 12.48 %.Elmi Thaçi i AKR-së është i katërti me 6.37 %.Ndërsa Bedri Nika i LDK-së mbetet i pesti me 4.63 %.Komuna e Drenasit për herë të parë do të shkojë në raundin e dytë të votimeve