Zyrtare: Ky është vendi ku do të ndërtohet Stadiumi Nacional

Stadiumi Nacional i Kosovës përfundimisht do të ndërtohet në Zonën Ekonomike në Drenas.

Në mbledhjen e Qeverisë është aprovuar kërkesa e ministrit Kujtim Gashi që zona Ekonomike e Drenasit do të jetë vendi i ndërtimit të stadiumit.

Procedurat që do të ndiqen në vazhdim janë bartja e pronës nga komuna në pronësi të qeverisë dhe studimi i fizibilitetit.

Vendi i caktuar është 14 km larg Prishtinës, afër autostradës dhe aeroportin që e ka favorizuar në krahasim me atë të paraparë më herët në Bërnicë.