Gjatë debatit në një mbledhje plenare në Strasbourg, Parlamenti Evropian përkrahur zyrtarisht hyrjen e Kroacisë në zonën Schengen.
Sipas pritshmërive nga europarlamentarët kroatë vendimi do të mund të hyjë në fuqi në vitin 2019.
Baza kryesore e propozimit të këtji ndryshimi të madh në sistemin e hyrje- daljes nga BE-ja është se në Union nuk duhet të ketë shtete të rendit të dytë.
Për këtë arsye propozohet që zona Schengen të zgjerohet edhe në Bullgari, Rumani e Kroaci.
BE-ja pret tanimë që deri në fund të vitit të ardhshëm Kroacia të plotësojë të gjitha kriteret për t’u bërë anëtare e zonës Schengen./SYRI.net/