Legjenda e boksit Vladimir Klitschko ka njoftuar largimin përfundimtar nga boksi, duke i dhënë fund mundësisë së një rimeqi me Anthony Joshuan.
Menaxheri i njohur i boksit Eddie Hearn më parë kihte paralajmëruar se më datën 11 nëntor do të kishte një përplasje të dytë Joshua-Klitschko.
Por raundi i 11-të i Wembleyt duket të jetë i fundit i 69 ndeshjeve profesionale të Klitschko, pas një karriere të bujshme 21-vjeçare. /MESAZHI/