Ballina Sport Futboll Zyrtare: Keita është i Liverpoolit (Foto)

Zyrtare: Keita është i Liverpoolit (Foto)

Skuadra e Liverpoolit ka arritur marrëveshje me Leipzigun për Naby Keitan.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi anglez, të cilët tregojnë se marrëveshja me 22-vjeçarin është mbyllur me sukses.

Mesfushori do t’iu bashkohet klubit nga “Anfield” më 1 korrik të 2018, pas përfundimit të sezonit aktual.

“Unë jam i kënaqur që është arritur një marrëveshje e tillë, që unë t’i bashkohem Liverpoolit verën e ardhshme. Me Leipzigun do të vazhdoj të luaj si gjithmonë, kjo marrëveshje nuk ndikon asgjë”, ka thënë Keita.

Futbollisti nga Guinea iu bashkua Leipzigut nga Red Bull Salzburg në 2016 dhe shënoi tetë gola në 31 paraqitje në Bundesliga.

Exit mobile version