Zyrtare: Itali – Spanjë, Belgjikë – Francë takohen në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve

Është hedhur shorti për gjysmëfinalen e edicionit të dytë të Ligës së Kombeve.

Italia do këtë përballë Spanjën, derisa Belgjika do takohet me Francën, transmeton lajmi.net.

Ndeshja mes Italisë dhe Spanjës do zhvillohet në Milano në datën 6 tetor.

Kurse, Belgjikë – Francë do zhvillohet me 7 tetor në Torino.

‘Lufta’ për vendin e tretë dhe finalja do zhvillohen  me 10 tetor 2021.