Zyrtare: Isa Mustafa jep dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së

Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK. Pas mbledhjes së kryesisë tha se ka thirrur kuvendin e ri zgjedhor për t’i rizgjedhur strukturat e partisë.

“Vlerësoj personalisht që rezultati është shumë i keq për LDK dhe një rezultat që nuk e kemi pritur.  Vlerësojmë që kandidati Hoti ka bërë një punë të mirë dhe të suksesshme dhe ka prezantuar p[programin qeverisës. Por vota e qytetarëve është ajo që duhet të respektohet dhe shenjë të kësaj vote, dhe për organizim unë sot kam njoftuar kryesinë që do ta thërras kuvendin e LDK për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së në periudhë shumë të shpejt kohore. Mendoj që LDK do ta ketë së shpejti kryetarin e ri dhe do të bëjmë të gjitha përgatitjet përmes kryesisë në mënyrë që ky proces të kryhet sa më mirë. Vlerësoj që barti një përgjegjësi për këtë që ka ndodh edhe pse nuk kam qenë në proces të zgjedhjes”, tha ai.