Inter e ka kompletuar transferimin e Matias Vecinos nga Fiorentina për 24 milionë euro.
Klubi zikaltër e ka lëshuar një komunikatë për media ku ka njoftuar për transferimin e lojtarit.
Interi ka njoftuar se e ka paguar klauzolën e lojtari prej 24 milionë eurove.
Uruguaiani i mbush 26 vjet në muajin e ardhshëm, ndërsa është transferimi i katërt i Interit në këtë afat kalimtar pas Daniele Padellit, Milan Skriniarit dhe Borja Valeros.
Lojtari dje i ka kryer me sukses vizitat mjekësore.