Më në fund vjen përgjigja e FIFA-s për lejen e futbollistëve kosovarë, për ndeshjen ndaj Finlandës.
Në këto momente, përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës janë njoftuar nga FIFA se Samir Ujkani,Alban Meha, Amir Rrahmani, Milot Rashica dhe Herolind Shala kanë të drejtë të luajnë.
Lajmin e ka konfirmuar vetë kryetari Vokrri, që ka gëzuar të gjithë të pranishmit në hotel pa masë.
Lojtarët u shfaqën të lumtur për këtë vendim, ndër Ujkani tha se është nga lajmet më të mira që ka marr.
Mbetet vetëm Valon Berisha në pritje. Ky i fundit ka mbrojtur ngjyrat e Norvegjisë.