Ish-lojtari i Manchester Cityt, Gael Clichy ka befasuar me skuadrën e re, shkruan IndeksOnline.
Mbrojtësi francez ka nënshkruar me klubin nga Turqia, Basaksehir. Lajmin e ka konfirmuar klubi përmes rrjeteve sociale.
Clichy u largua nga “Etihad Stadium” pasi kontrata e tij skadoi gjatë muajit qershor. Francezi kishte oferta nga Premier Liga dhe skuadra e Romës në Itali, por ai vendosi të shkoj në Kampionatin turk.