Zyrtare: Casillas nuk largohet nga Porto

Portieri i famshëm spanjoll, Iker Casillas u ka dhënë fund spekulimeve rreth të ardhmes.

Ish portieri i Real Madridit nëpërmjet një posimi në Twitter ka konfirmuar se do të mbetet pjesë e Portos edhe për një sezon.

“Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj edhe një sezon me Porton”, ka shkruar Casillas në Twitter.

Gjatë kësaj vere ishte përfolur se Casilla ka oferta nga PSG, Marseille, Liverpool, Napoli, Malaga, Las Palmas dhe Real Sociedad.