Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema është pensionuar nga kombëtarja franceze.
Benzema postoi një foto në rrjetet e tij sociale me fanellën e ‘Gjelave’ dhe mbishkrimi la të kuptohet që ai është pensionuar nga Franca.
“Bëra përpjekjet dhe gabimet më sollën këtu ku jam sot dhe jam krenar për këtë! Shkrova historinë time dhe e jona përfundon.”
Kujtojmë që sulmuesi ishte fillimisht pjesë e ekipit në Katar, por lëndimi që pësoi ia pamundësoi të ndihmojë ekipin.
Më pas lojtari u rikuperua, por nuk u ftua më nga Diddier Deschamps dhe kjo mund ta ketë çuar vendimin e tij për pensionim.
Benzema shënoi 37 gola në 97 ndeshje sa ka zhvilluar me Francën, që nga debutimi i tij në vitin 2007.