Zyrtare: Bayern-Sanchez, presidenti konfirmon vendimin e madh

Bayern Munchen ka hequr dorë nga Alexis Sanchez.

Lajmin e ka konfirmuar presidenti i klubit, Uli Heoeness, i cili ka thënë që Bayerni s’do të ofrojë shuma të çmendura për të marrë lojtarë si Marco Verratti apo ALexis Sanchez.

“Nëse duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve, duhet të shpenzojmë, mirëpo ne nuk mund të shpenzojmë si të çmendur”, deklaroi Hoeness, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ne nuk do të paguajmë 100 milionë euro për të marrë Verrattin, apo 25 milionë euro në sezon për Sanchezin”, shtoi ai.

Verratti vazhdon të kërkohet me ngulm nga Barcelona, ndërsa Sanchez ka shumë oferta tjera.