Zyrtare: Bayern Munich vendos për Vidalin

Arturo Vidal do të mbetet në Bayern Munich

Karl-Heinz Rummenigge, shefi ekzekutiv i Bayern Munichut, e ka një lajm shumë të keq për Interin dhe tifoizët e saj.

Ai ka konfirmuar se Arturo Vidal nuk do të largohet nga Bayern Munich gjatë kësaj vere.

“E përjashtoj në 100 për qind të mundësisë largimin e Arturos që është futbollist shumë i rëndësishëm për ne”, deklaroi Rummenigge.

“Oferta e re nga Inter do të jetë e kotë, vendimi ynë është të vazhdojmë me Vidalin”, theksoi ai.