ZYRTARE: Barcelona shkarkon drejtorin Eric Abidal

Barcelona ka njoftuar se ka liruar nga përgjegjësitë drejtorin Eric Abidal.

Te Barcelona ka filluar një valë largimesh pas përfundimit të një sezonit të dështuar.

Pas shkarkimit të trajnerit Ernesto Valverde, të njëjtin fat ka pasur edhe Eric Abidal.

Është klubi katalan që ka njoftuar për shkarkimin e Abidal, që ka pasur rolin e drejtorit sportiv.

Kujtojmë se Abidal nuk ka qenë i preferuar i futbollistëve muajve të fundit, pas disa deklaratave të bëra, ku kritikonte futbollistët.