Në një reagim të përbashkët të Zyrës së BE-së në Prishtinë dhe EULEX-it, është theksuar se në demokraci, Parlamenti është një vend për debat politik mbi çështjet kryesore me interes për njerëzit, ndërsa është kërkuar respekt i pakushtëzuar për vendimet gjyqësore dhe ndarjen e pushteteve.
Reagimi i Zyrës së BE-së dhe EULEX-it vie pas miratimit të Rezolutës nga Kuvendi i Kosovës për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së dhe debateve që janë zhvilluar në Kuvend.
Në komunikatë thuhet se në demokraci, Parlamenti është një vend për debat politik mbi çështjet kryesore me interes për njerëzit.
“Ky debat megjithatë duhet të jetë gjithmonë me respekt të plotë të ndarjes së pushteteve gjyqësore, ekzekutive dhe legjislative, si themel i një demokracie.
Zyrtarët e zgjedhur dhe autoritetet publike, duke përfshirë anëtarët e Parlamentit, duhet pra të përmbahen nga vënja në pyetje e zbatimit të vendimeve të çështjeve gjyqësore si dhe respektimin e sundimit të parimeve të ligjit, kërkon një respekt të pakushtëzuar për vendimet gjyqësore dhe ndarjen e pushteteve”, thonë Zyra e BE-së dhe EULEX-i.