Ballina Jeta Shëndetësi Zvogëloni simptomat e menopauzës, duke ndërruar stilin e jetës

Zvogëloni simptomat e menopauzës, duke ndërruar stilin e jetës

Menopauza është një proces i natyrshëm kur cikli menstrual i grave përfundon si pasojë e vezoreve që nuk prodhojnë vezë dhe çlirojnë hormone.

Zakonisht ndodh midis moshës 50 dhe 55 vjeç, kur një grua nuk ka menstruacione për 12 muaj.

Ky tranzicion, megjithatë, nuk është i lehtë, por një menopauzë e rehatshme mund të sigurohet duke mbajtur parasysh disa pika të thjeshta, përcjell Klankosova.tv

“Gjatë menopauzës, gratë mund të përjetojnë nervozizëm, ulje të densitetit të kockave dhe rritje të peshës. Rreziku i shumë sëmundjeve gjithashtu rritet gjatë kësaj periudhe. Prandaj, është e rëndësishme të kujdeseni për veten duke bërë disa rregullime të stilit të jetës”, ka thwnw dietologia indiane, Shikha Mahajan.

Ndiqni këto këshilla të jetesës për menopauzë të rehatshme siç sugjerohet nga dietologia.

Masazhi me vaj është jashtëzakonisht i rëndësishëm për parandalimin e problemeve të menopauzës pasi rrit qarkullimin e gjakut dhe siguron ushqimin e nevojshëm për trupin.

Mundohuni të hani në të njëjtën kohë çdo ditë, të shkoni në shtrat dhe të zgjoheni po ashtu në të njëjtën kohë.

Është e rëndësishme të mos anashkaloni vaktet dhe vaktin më të rëndë të ditës ta hani në mesditë, atëherë kur tretja është më e forta.

Exit mobile version