Zvogëlohet distanca midis dy partive të mëdha të koalicionit të madh gjerman, pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme gjermane, i quajtur ndryshe edhe Grosse Koalition.
Sipas instituti ”Insa”, social-demokratët e SPD kanë regjistruar një rënie me një pikë, praktikisht nga 26 në 25%, ndërsa CDU-CSU u rritën me një pikë, nga 21 në 22%.
Konsensusi i deklaruar për palët e tjera mbeti i pandryshuar krahasuar me javën e kaluar, që do të thotë 15% për të gjelbrit, 12% për liberalët, 11% për ultra të djathtën e Afd, ndërsa ”Die Linke” fiton gjysmë pikë duke shkuar nga 6% në 6,5%.
“Jemi në fazën e rimëkëmbjes’’, deklaroi kandidati për kancelar i bashkimit CDU-CSU, Armin Laschet.
Dje, Laschet tha se ishte i bindur fort se këto zgjedhje do të fitoheshin nga ky bashkim dhe se gara ishte e fortë si kurrë më parë.
”Një në katër qytetarë, nuk ka vendosur ende për cilën parti do të votojë”, raportoi gazeta më e shitur gjermane ”Bild”. /atsh