Ballina Sport Futboll Zvicra U21 me katër shqiptarë ndaj Shqipërisë

Zvicra U21 me katër shqiptarë ndaj Shqipërisë

Albian Hajdari, Valmir Matoshi, Ardon Jashari dhe Leon Avdullahu janë përfshirë në listën e Shpresave të Zvicrës për ndeshjen kundër Shqipërisë.

Ndeshja luhet më 26 mars në Tiranë dhe i takon kualifikimeve të Grupit E për Evropianin që vitin e ardhshëm zhvillohet në Sllovaki.

Zvicra është lidere me 11 pikë, kurse Shqipëria dy vende më poshtë me dy pikë më pak.

Exit mobile version