Zvicra synon fitoren e radhës në “Euro 2024

Pas fitores 3:1 ndaj Hungarisë, Zvicra synon triumfin e radhës në “Euro 2024”.

Sot, prej orës 21:00, Zvicra përballet me Skocinë në kuadër të xhiros së dytë të Grupit A.

Sigurisht, Zvicra llogaritet favorite në këtë përballje duke pasur parasysh se Skocia në xhiron e parë pësoi humbje të thellë 5:1 nga Gjermania.

Me fitore eventuale në këtë duel, Zvicra do të siguroj kalimin në fazën nokaut dhe në xhiron e fundit do të përballet me Gjermaninë për vendin e parë.

Te Zvicra, titullar do të jetë kapiteni Granit Xhaka, ndërsa pritet edhe aktivizimi i Xherdan Shaqirit, i cili nuk u inkuadrua fare në duelin kundër Hungarisë.