Zvicra përballet me Serbinë në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Zvicrës do të ketë punë me Serbinë edhe në Ligën e Kombeve, kundërshtar me të cilin është përballur në dy Botëroret e fundit dhe e ka mposhtur.

Në shortin e tërhequr të enjten në Paris, është përcaktuar që Zvicra dhe Serbia të jenë pjesë e Grupit 4 të edicionit 2024/25 të Ligës së Kombeve.

Pjesë e këtij grupi janë edhe Spanja e Danimarka. Ky është edicioni i kësaj gare, ndërsa ndeshjet e para do të luhen në fillim të muajit shtator.

Kapiten i Zvicrës është Granit Xhaka, ndërsa zëvendës i tij, Xherdan Shaqiri. Të dy futbollistët i kanë shënuar gola Serbisë.