Zvicra mposht Portugalinë

Kombëtarja e Zvicrës e ka mposhtur me lehtësi kampionin e Evropës, Portugalinë me rezultat 2-0.

Ndeshje kjo e rëndësishme për kualifikimet e Botërorit “Rusia 2018”, i takoi zviceranëve të cilët me golat e Admir Mehmedit dhe Embolos arritën që ta mposhtin Portugalinë.

Vlen të përmendet se Portugalia ishte pa lojtarin kryesor, Cristiano Ronaldo, por edhe për Zvicrën mungoi lojtari më i mirë, Xherdan Shaqiri.

Zvicra e ka nisur mirë, ku në grupin B prinë me tre pikë të plota aq sa ka Latvia.