Kombëtarja e Zvicrës është kualifikuar në çerekfinale të Euro 2024, pasi mposhti 2:0 Italinë në Berlin.
“Helvetikët” u treguan më të rrezikshëm qysh nga fillimi i ndeshjes, ku në minutën e 37’të shënoi gol me anë të Remo Freuler.
Në pjesën e dytë, ekipi i Murat Yakin shënoi edhe një gol tjetër për t’i “fundosur” Luciano Spallettin dhe djelmoshat e tij.
Golin për 2:0 e shënoi sulmuesi anësor, Vargas në fillim të pjesës së parë.
Me këtë fitore, Zvicra kualifikohet në çerekfinalen e madhe, ku tani kundërshtarin e mëson në ndeshjen mes Anglisë dhe Sllovakisë./