Sekretari i Ministrisë së Jashtme të Zvicrës Yves Rossier tha se qëndrimi i qeverisë turke kundër puçistëve është i drejtë dhe se nuk i sheh të drejta deklaratat “kërcënuese” dhe “agresive” kundrejt Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Rossier dhe deklarata për gazetat zvicerane Tages Anzeiger dhe Der Bund në lidhje me tentativë për grusht shteti të Organizatës Terroriste Fetullah (FETÖ) më 15 korrik dhe qëndrimi i qeverisë turke kundër puçistët dhe masat e marra.
Rossier në lidhje me pyetjen vallë masat e marra të qeverisë pas grusht shteti janë shqetësuese ose jo, ai u përgjigj: “Erdoğan është duke e pastruar shtetin e vet dhe nuk duhet të nënvlerësohet. Do të ishte fatkeqësi të ishte braktisur shteti kushtetues por shikoni AK Partinë dhe partitë opoziatre u bashkuan kundër grusht shtetit dhe përgjigja e dhënë kundër grusht shtetit është normale. Grusht shteti është fatkeqësi. Paramendoni ushtria të sulmojë parlamentin në Zvicër. Do të ishte reaguar njësoj dhe do të kishte arrestime”.
Ai tërhoqi vëmendjen se populli turk ka dalur i patrembur në rrugë dhe për këtë shkak grusht shteti ka qenë i pasuksesshëm. Sipas tij, nuk mund të arrihet asgjë me deklarata “kërcënuese” dhe “agresive” kundrejt Turqisë.
Rossier potencoi se Zvicra është pranë Turqisë kundër grusht shtetit dhe se duhet vazhduar dialogun me Turqinë.
“Turqia, veçanërisht në periudhën e AK Partisë dhe Erdoğanit, në vitet e fundit arrriti përparim të madh dhe është një shoqëri moderne”, tha ai.