Ballina Sport Futboll Zvicra lëshoi nga dora kualifikimin për në Euro 2024 ndaj Izraelit

Zvicra lëshoi nga dora kualifikimin për në Euro 2024 ndaj Izraelit

Zvicra e ka lëshuar në minutat e fundit të ndeshjes kualifikimin për në Euro 2024, pasi barazoi 1-1 me Izraelin, ndërsa tani do ta kërkojë atë në ndeshjen me Kosovën dhe Rumaninë në këtë muaj.

Në minutën e dhjetë, Helvetikët patën një rast ideal shënimi me anë të Ruben Vargas – por goditja e tij u prit nga Omri Glazer.

Një rast të mirë shënimi e pati edhe Granit Xhaka (17’) që goditi nga gjuajtja e lirë, mirëpo Glazer ishte sërish në vend.

Noah Okafor në minutën e 23-të lëshoi një goditje të fuqishme, por që fati nuk ishte në anën e tij dhe goditi shtyllën, ndërsa nga po në atë minutë Vargasit iu anulua gola, pasi në ndërtimin e aksionit ishte shkaktuar faull.

Në minutën e 36-të, Vargas ia doli më në fund ta mposhte Glazerin, duke realizuar për 1-0 me kokë.

Pjesa e dytë nisi më mirë nga Izraelit, që rrezikuan në minutën e 48-të me anë të Anan Khalaili, por që goditjen e tij e ndali shtylla.

Zviceranët nuk ia dolën të mbaheshin deri në fund, pasi Izraeli i barazoi shifrat në 1-1 me golin e Shon Weissma, që realizoi në minutën e 88-të.

Me këtë barazim, Zvicra në Grupit I ka pikët e njëjta me Rumaninë me 16-të, Izraelit me 12, Kosova me 10, Bjellorusia me gjashtë dhe Andorra me dy. /Telegrafi/

Exit mobile version