Zvicra e Xhakës fitore të madhe ndaj Hungarisë

Kombëtarja e Zvicrës ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e parë të Euro 2024, pasi mposhti 3:1 Hungarinë.

Goli i parë në ndeshjen e zhviulluar në stadiumin “ReheinEnergie” në Koln erdhi në minutën e 12’të. Ishte Duah, sulmuesi i ri që shënoi për shifrat 1:0.

“Helvetikët” shënuane dhe një gol gjatë 45 minutave të para më anë të Aebischer.

Në pjesën e dytë, Hungaria u këndell, por arriti të shënonte vetëm një gol. Ishte Varga ai që shënoi me kokë për ta ngushtuar epërsinë e Zvicrës.

Në minutat e fundit, ekipi i Murat Yakin shënoi edhe një gol tjetër për ta vulosur fatin e këtij dueli. Ishte sulmuesi Embolo që shënoi për rezultatin përfundimtarë, 3:1.

Në Grupin A, tashmë janë dy shtete me nga tri pikë, Gjermania dhe Zvicra, kurse me nga zero pikë mbesin Hungaria dhe Skocia./