Zvicra e heq karantinën për qytetarët nga Kosova

Zvicra ka marrë vendim që Kosovën ta largojë nga lista e zezë, duke hequr karantimin për qytetarët që kthehen në shtetin zviceran.

Nga 28 shtatori nga lista do të largohet edhe San Marino.

Zvicra kishte futur Kosovën në listë për karantimin nga data 6 korrik.

Ndryshe, shteti zviceran ka publikuar listën e re të karantinës ku ka futur edhe disa shtete: Belgjika, Danimarka, Ekuadori, Irlanda, Islanda, Xhamajka, Nepali, Luksemburgu, Maroku, Holanda, Portugalia, Sllovenia, Hungaria, Omani dhe Britania e Madhe.