Ndeshja mes Uellsit dhe Zvicrës, ka përfunduar me rezultat 1 me 1.
Zvicra e filloi më mirë ndeshjen, me disa raste të mira shënimi, edhe Uellsi pati disa gjysmë raste, por pjesa e parë u mbyll 0-0, raporton lajmi.net.
Pjesa e dytë nisi më mirë për Zvicrën që kaloi në epërsi në min e 49’ me golin e Breel Embolos, pas asistimit të Xherdan Shaqirit.
Uellsi më pas mori iniciativën e ndeshjes dhe pas shumë përpjekeve ja doli ta barazoj rezultatin në min e 74’ me golin e Kieffer Moore.
Zvicra shënoi një tjetër gol në min e 85’ përmes Mario Gavranovic, gol i cili u anulua nga VAR, për shkak të pozitës jashtë loje.
Kështu Uellsi dhe Zvicëra e nisin me barazim aventurën e tyre në “Euro 2020”.