Zvicra barazon me Skocinë

Zvicra dhe Skocia kanë marrë nga një pikë në ndeshjen e sotme.

Rezultati përfundimtar në ”Rhein Energie Stadion”, ishte i barabartë 1-1, shkruan IndeksOnline.

Një autogol nga Fabian Schar në minutën e 13-të i dha epërsinë Skocisë.

Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri shënoi një supergol në minutën e 26-të, duke barazuar shifrat në 1-1.

Rezultati nuk u ndryshua deri në fund dhe të dyja kombëtaren moren nga një pikë.

Zvicra është afër kualifikimit në fazën e 1/16, pasi renditet e dyta në Grupin A, me katër pikë, dy më pak se Gjermania e cila ka siguaruar kuallifikimin tutje.

Skocia është në vendin e tretë me një pikë, ndërsa Hungaria e fundit me 0 pikë