Shkencëtarët vlerësojnë se rreth 43 kilogramë ari përfundojnë çdo vit në gypat e kullimit në Zvicër dhe rrjedhimisht në sistemin e kanalizimit. Kjo sasi ari ka një vlerë prej 1.8 milionë dollarë, shkruan albinfo.ch.
Kjo është për shkak të faktit se rreth 70% e arit në botë kalon përmes rafinerive në Zvicër, ku pjesët e përpunuara janë ruajtur dhe mbetjet hedhen në gypat e mbeturinave.
Shkencëtarët kanë zbuluar se kjo sasi ari nuk ka pasoja të dëmshme për mjedisin, kështu që kompanitë e përpunimit të arit mund të lejojnë hedhjen e mbeturinave në të njëjtën mënyrë si më parë – përmes sistemit të kanalizimit.
Megjithatë, janë bërë disa përpjekje për të “kapur” materialin e mbeturinave dhe për të përfituar prej saj, veçanërisht në rajonin e Tisinës, ku përqendrimi i arit në gypat e ujërave të zeza është më i lartë.
Përveç arit, shkencëtarët kanë gjetur një sasi të madhe argjendi në gypat e ujërave të zeza në Zvicër, afërsisht 3,000 kilogramë në vit, që korrespondon me një shumë prej rreth 1.7 milionë dollarë. /Albinfo.ch/